Halimi në FB: Disa të vërteta
të pathëna në takimin me Fylen

Halimi në FB: Disa të vërteta<br />të pathëna në takimin me Fylen
Ish Ministri i Drejtësisë, demokrati Eduard Halimi hedh në rrjetin e tij social në Facebook disa “të vërteta” , që sipas tij nuk u pasqyruan, mbi bisedën që u mbajt pak ditë më parë mes qeverisë, opozitës dhe komisionerit Stefan Fyle.

Sipas Halimit dalja në konferencë e Kryeministrit dhe fjala e tij, e cila nuk përmendi aspak faktin se në bisedën e nivelit të lartë qe palë dhe opozita, është fyese dhe dezinformuese.
  
"Sjellja e kryeministrit në atë deklaratë, sikur opozita të mos ekzistonte në tryezë është fyese, në vazhdimin e praktikes së dhunimit të mendimit opozitar
Në axhendën e takimit ishin përcaktuar për të diskutuar 5 pikat dhe për shkak të kufizimeve në kohë u diskutuan 4, ku në emër të opozitës unë përfaqësova 3 çështje; sistemin e drejtësisë, administratën publike, institucionet e pavarura & korrupsionin. Për çdo çështje u fol nga 10 min, 5 qeveria dhe 5 opozita. Gjatë diskutimit të secilës prej 3 çështjeve, komisioneri nuk më ndërpreu asnjëherë, ndaj është një e pavërtetë, çfarë media spekulloi; Përkundrazi pas mbylljes së diskutimeve, gjatë konkluzionit përfundimtar prej komisionerit isha unë që ndërhyra dhe shpreha mosdakordësinë e opozitës. Kuptohej në atë tryezë lehtësisht, se ato që thamë gjatë diskutimit nuk i pëlqyen komsionerit, ashtu siç dhe nuk më pëlqeu as mua ajo që thurrej në konkluzione, ndaj dhe reagova, me qëllimin e vetëm të mund të parandalonim atë deklaratë zyrtare që fyente opozitën duke fshehur qëndrimin e saj zyrtar."-ka deklaruar Eduard Halimi.
 
Demokrati në faqen e tij në Facebook deklaron se e “vërteta e pathënë” është që opozita mbajti qëndrim koherent në bisedën e nivelit të lartë me komisionerin për zgjerim Stefan Fyle. Spas Halimit opozita foli për mundësinë e marrjes së statusit nëse Kryeministri i vendit, Edi Rama do të heqë dorë nga kursi i antiligjit dhe etjes për pushtet.
 
"Jemi në kohë për statusin. Por DUHET të ndryshoj kursi i kryeministrit një herë e më parë. Të heq dorë nga kënaqësia personale që të jep etja për pushtet, hakmarrja poltike dhe mllefi ndaj instituciove të pavarura dhe të kthehet në rrugën e BE, kohë ka , duhet vullnet. Nëse nuk kthehet dhe ecën në rugën e arrogancës, antikushtetushmërisë, antiligjit dhe harbutërisë, rruga është e shkurter, dhe sigurisht shumë larg Bashkimit Evropian.
Ky ishte qëndrimi i opozitës që unë mbajta në atë tryeze edhe në të njëjtat linja mendimi ishte dhe kolegu Ristani për gjëndjen e rënduar të krimit të organizuar, qëndrime që u konfirmuan nga Majlinda Bregu në daljet mediatike por që lehtësisht verifikohen nga minutat e takimit, besoj të rregjistruara."-ka shkruar deputeti në Facebook.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës