TIRANË – "Një orë ministër drejtësie" është nisma e lançuar nga vetë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në rrjetin social "Facebook".
Ministri Halimi e ka parë me vend këtë nismë që t’ia drejtojë, përdoruesve të "Facebook"-ut, meqënëse dihet tashmë që numri i përdoruesve, kryesisht të rinj, është shumë më i lartë se i atyre që ndjekin konferencat e shtypit.
Halimi nënvizon në profilin e tij se "referendumi në "Fb" për paketën e drejtësisë kriminale ka gjetur një mbështetje të gjerë; ka mijëra mesazhe për mbrojtjen e policisë; ka mijëra vetë që mbështesin dënimet më të ashpra për ata që vrasin policë. Ndaj, kjo do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit në këto 20 vjet në mbrojtje të policisë së shtetit dhe sigurisë publike".
Duke publikuar idenë e tij “Një orë, ministër Drejtësie”, Halimi fton studentët e drejtësisë të japin ide sikur të ishin vërtet ministra dhe nuk mungon që në fund të temës, të shtojë se “të përzgjedhurit do qeverisin ministrinë një orë bashkë me mua”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com