Halimi: Nuk ka një plan B
për të shkarkuar Ina Ramën

TIRANE - Nuk ka një raport të depozituar në parlament për shkarkimin e Ina Ramës si dhe nuk ekziston një plan B, kështu është shprehur ministri i drejtësisë Eduard Halimi i pyetur nga televizioni A1Report për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm. Halimi sqaroi se inspektimet janë një procedurë normale pune, të cilat nuk kanë lidhje me aludimet për një shkarkim me procedurë të Ina Ramës.

Këto deklarime ministri Halimi i bëri gjatë nënshkrimit të tre marrëveshjeve në fushën e drejtësisë me homologun e tij Kosovar, Hajredin Kuci.

Nëpërmjet këtyre marrëveshjeve dy ministritë do të shkëmbejnë ndihmë juridike në çështjet penale, do të ekstradojnë shtetasit në kërkim nga drejtësia, si dhe do të transferojnë personat e dënuar.

Dy titullarët e Ministrive të Drejtësisë janë shprehur se këto marrëveshje krijojnë mundësi të mira për Kosovën që të njihet në arenën ndërkombëtare si shtet i pavarur dhe palë me të drejta dhe detyrime të plota.

Gjithashtu, në fjalën e tij Halimi ka shpjeguar se aktualisht po punohet dhe për një kuadër tjetër ligjor nëpërmjet një grupi të përbashkët pune.

Ky grup në 100-vjetorin e shtetit shqiptar do të finalizojë punën e tij me krijimin e një kuadri ligjor të përbashkët ndërmjet dy vëndeve, duke sjell një komb një legjislacion.

(a.r/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet