Halimi: Nuk kemi hartë, por nuk
kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve

Halimi: Nuk kemi hartë, por nuk<br />kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve
Ndonëse mazhoranca prej dy muaj nuk ka rreshtur që opoztia të jetë pjesë e reformës territoriare , deputeti i PD-së Eduart Halimi ka thënë se kryeministri Edi Rama ka në qëndër vetëm llogaritë elektorale. Halimi ka thënë se opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve elektorale, por vetëm diskutime për një reformë territoriale që të jetë për qytetarët.

“Kryeministri ka urdhëruar deputetët socialistë të mashtrojnë opinionin publik sikur opozita ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve elektorale. Kjo është një manovër për të mos iu përgjgjur kërkesës së opozitës për t’u ulur për një reformë territoriale për qytetarët. Reforma duhet të ketë parimin e transparencës në mënyrën e shërbimit ndaj qytetarëve e më pas të bëhet harta.Edi Rama ka në qendër vetëm llogaritë elektorale. Nuk ka vullnet për t’u  ulur. Ne i kemi bërë thirrje mazhorancës që të diskutojmë, por nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë deputeti i PD-së Eduart Halimi.
 
I pyetur për variantin e hatës së  PD-së, pavarësisht se kërkon bisedime, Halimi ka thënë: “Nuk kemi dhënë variant pasi mendojmë në radhë të parë për të mirën e qytetarëve, e kemi të fundit në radhë hartën elektorale.”

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç