Halimi: OSBE e KiE ofrojnë ekspertë
për ta bërë ILDKP-në të pavaru
Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka deklaruar sot se dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare, OSBE dhe KiE, janë treguar të gatshme të ndihmojnë me ekspertët e tyre në përpunimin e ligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e pasurive të qeveritarëve shqiptarë.
TIRANË – Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka deklaruar sot se dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare,
OSBE dhe KiE, janë treguar të gatshme të ndihmojnë me ekspertët e tyre në përpunimin e ligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e pasurive të qeveritarëve shqiptarë, pasi sipas tyre paanshmëria e ILDKPI-së është faktori kryesor në luftën kundër korrupsionit.
Halimi bëri të ditur se kryetari i PD-së, Basha, iu ka shprehur shqetësimin e tij dy institucioneve në mënyrë zyrtare dhe "në përgjigje të shqetësimit të tij, OSBE dhe Këshilli i Europës, kanë rikonfirmuar ne dy shkresa të veçanta, qëndrimin e tyre se ILDKP është një institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit dhe është e rëndësishme që ai të funksionojë në mënyrë të pavarur. Gjithë legjislacioni ekzistues i hartuar me ekspertizën e tyre të çmuar, në këto 11 vjet, ka parashikuar pavarësinë e drejtimit të këtij Institucioni, duke ia lënë Presidentit zgjedhjen e kreut të institucionit, dhe jo qeverisë."
Por, shtoi Halimi, " Edi Rama ka vendosur ndryshe. Ai kërkon ta emërojë vetë kontrollorin e pasurive të tij dhe të zyrtarëve të tij duke e bërë këtë me ligj, me forcën e kartonave të blerë edhe nga korrupsioni politik. Rama jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të dëgjojë zërin e publikut, të ekspertëve, të opozitës, dhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët jo vetëm kërkojnë një ILDKP të jetë e pavarur nga qeveria, por shprehen të gatshëm të ofrojnë edhe asistencën e tyre në forcimin e mëtejshëm të rolit kontrollues dhe të paanshëm të këtij inspektorati.
OSBE shkruan në përgjigjen drejtuar Bashës,"- përfundoi Halimi, - "se është gati të ofrojë konsultën e saj për amendimet e veta, nëse kjo do ti kërkohet, nga Presidenti, nga qeveria ose Parlamenti. Ky është një moment i artë për Edi Ramën, që ta ndalë revanshin ndaj institucioneve, dhe të hapë një këshillim të gjerë me opozitën, partnerët ndërkombëtaret dhe shoqërinë civile për të bërë përmirësimet e nevojshme ligjore."
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.5%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15