TIRANË - PD do të bëhet pjesë e reformës në drejtësi nëse mazhoranca garanton ekspertizën e ndërkombëtarëve. Këtë deklaratë e bëri deputeti i PD-së, Eduard Halimi i cili theksoi se opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi.