Halimi: Policia arrestime pa pyetur
për ligje, drejtësia të mbrojë qytetarët

Halimi: Policia arrestime pa pyetur<br />për ligje, drejtësia të mbrojë qytetarët
TIRANE- Partia Demokratike akuzon sërish mazhorancës se me aksionet e ndërmarra po vendos shtetin policor, duke tentuar kapjen politike të drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Eduard Halimi tha aksioni për të arrestuar këdo që s’ka mundësi të paguajë, po dëmton qytetarët që nuk kanë mundësi financiare, duke iu referuar kështu operacionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
 
“Sot nuk ka asnjë dyshim se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja politike e drejtësisë. I duhet një drejtësi e gjunjëzuar dhe jo një drejtësi e pavarur, i duhet një drejtesi politike e bindur dhe e nënshtruar, dhe jo një drejtësi që ti tregojë vendin sa herë shkel ligjin e Kushetutën. Frika, terrori dhe paniku që kërkon të ngjallë në popull me shtetin policor që po instalon cdo ditë, për të arrestuar këdo që nuk ka mundësi të paguajë, i duhet ta cojë deri ne fund, me vendimet e gjykatave”, tha Halimi.
 
Deputeti demokrat tha se Rama synon të nënshtrojë sistemin e drejtësisë, “duke bërë një partinë e drejtësinë”.
 
“Kërkon t’i bëjë një, partinë dhe drejtësinë që mos ketë askënd mbi tokë ta ndalë në marrëzinë për të arrestuar e futur ne burg gjithkënd. I duhet një drejtësi e nënshtruar që të mbrojë korrupsionin e ministrave dhe grupit të deputetëve që kanë lidhje të drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe mafian”, tha Halimi.
 
Duke u shprehur se po arrestohet të gjitha ata që “nuk paguajnë gjobat e policisë, nuk mbushin arkën e qeverisë, që kundërshtojnë shtetin policor dhe terrorin politik, që janë sabotatorët e zhvillimit të vendit”, Halimi tha se është drejtësia ajo që duhet të reagojë duke mbrojtur qytetarët.
 
Ndërkaq, Halimi i ka bërë thirrje qytetarëve që të dokumentojnë me foto dhe video rastet e abuzimit, dhe t’i depozitojnë ato në PD.

Halimi përdor si argument për kapjen e drejtësisë, jo vetëm faktin se kryeministri po përdor frymën e shtetit policor ku udhëheqësi i partisë flet dhe policia arreston pa pyetur për Kushtetutë, për ligj dhe për të drejta të qytetarëve, por “kërkon të çojë në KLD, ish- gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit