Halimi: Propozimet e mazhorancës  
për drejtësinë, antikushtetuese

Halimi: Propozimet e mazhorancës  <br />për drejtësinë, antikushtetuese
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” për projektligjin për “reformimin” e sistemit të drejtësisë, që sipas tij mazhoranca ka depozituar sot në Kuvend.

Për deputetin Halimi këto propozime janë të rrezikshme për shtetin ligjor, gjithashtu këto propozime për KLD bien ndesh me kushtetutën.

“Nxituan dhe nuk priten opinionin e Komisionit të Venecias, sepse e dinin që standardet ndërkombëtare, shkojnë në të kundërt të vullnetit të Qeverisë për kontroll dhe presion politik të sistemit të drejtësisë.”- shkruan Halimi në rrjetin social “Facebook”

Sipas Halimit propozimet e Mazhorancës shkelin parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të nenit 178 të kushtetutës.
 
Statusi i plotë i deputeti të PD, Halimi për propozimet e qeverisë për reformën në sistemin e drejtësisë

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë