TIRANË - Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar mbi paralajmërimin e qeverisë ditët e fundit për të ndërhyrë tek ligji “Për statusin e nëpunësit civil”, që hyn në fuqi më 1 tetor 2013, me qëllim shtyrjen e këtij afati.
"Opozita dhe mbarë qytetarët, e dinë se kjo lëvizje bëhet për t’i hapur rrugë përndjekjes së administratës publike, spastrimit politik të saj dhe zëvendësimit të stafeve profesionale me listat e militantëve politikë, që kanë aplikuar në selinë e PS-së", nis të ankohet Eduard Halimi.
Ai ka shtuar se "ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të japim pëlqimin tonë për këtë cënim të rëndë të shtetit ligjor, të statusit të nëpunësit publik dhe të kompromisit politik, që ka qenë bazë e reformës së sistemit për një administratë të pavarur dhe profesionale".
Halimi e ka quajtur këtë tentativë më shumë sesa kërcënim për nëpunësit e këtij vendi. "Kjo tentativë është kërcënim i hapur dhe brutal i bashkëpunimit politik dhe nëpërkëmbjes dhe zhvlerësim i konsensusit", ka thënë ai.
Halimi ka kujtuar se Ligji për Statusin e Nëpunësit Publik është produkt i bashkëpunimit mes palëve. Është një nga 3 ligjet me të cilat Rama e bllokoi integrimin për më shumë se 2 vjet dhe pengoi marrjen e statusit të vendit kandidat.
"Tentativa e paralajmëruar sot, dëshmon qartë, se për të mundësuar spastrimin politik të administratës, Rama është i gatshëm të zerojë konsesusin e arritur dhe të rikthejë konfliktin politik, tashmë si qeveritar kundër opozitës. Partia Demokratike, i bën thirrje publike Ramës! Larg duart nga 3 ligjet!"
Më tej Halimi ka bërë thirrje që Rama të mos e nëpërkëmbë konsensusin e arritur dhe mos vazhdojë rrugën e konfliktin politik.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com