TIRANË – Deputeti demokrat Eduard Halimi e konsideron “antikushtetues” paraqitjen në Kuvend të Programit të ri si edhe të kabinetit “Rama”. Si njohës i mirë i ligjeve, ish- Ministri i Drejtësisë gjykon se “hapi i parë i këtij Kryeministri të ri ishte në shkelje te hapur te Kushtetutës, e cila kërkon që Kryeministri të paraqesë Programin bashkë me kabinetin, që dje ende nuk ishte dekretuar.
Pasi tregoi me mburrje dekretin, z. Rama shkeli Kushtetutën e vendit, hapi i parë antikushtutues, akt i papranueshëm në një vend demokratik!
Në fakt, Presidenti i Republikës, sot e dekretoi Qeverinë e re dhe vetëm sot i lind e drejta kushtetuese, Kryeministrit, që ta paraqesë në Kuvend dhe Kuvendit, të pranojë paraqitjen e Programit dhe përbërjen e Qeverisë.
Ndaj,” – përfundon Halimi, - “përballë kësaj injorance në qeverisje, jemi të vendosur të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com