TIRANE- Qeveria shqiptare do të lirojë nga burgjet të paktën 250 persona ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, gjatë emisionit televiziv, “Intervista” të gazetarit Alfred Peza, mbrëmë në Vizion plus.
Halimi deklaroi se më 28 nëntor të këtij viti, 220 – 250 persona do të fitojnë lirinë dhe në këtë kategori nuk do të përfshihen ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, të gjithë ata që kanë kryer vrasje.
"Asnjë nga vrasësit nuk do të përfitojë as edhe një ditë ulje nga amnistia. Askush që ka kryer krime kundër njerëzimit, askush që ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, askush që ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitura, apo që ka kryer vepra penale kundër lirisë së personit: mbajtje peng etj."- deklaroi Halimi.
Gjithashtu ministri bëri me dije se personave përsëritës dënimi u ulet me 1/8, ndërsa përfshihen në listën e amnistisë, të gjithë të dënuarit që në moshën kur ka kryer veprën kanë qenë më pak se 18-vjeç apo baras me 18-vjeç. Gjithashtu do të lirohen ata persona që u ka ngelur 365 ditë, ose më pak burg.
Nga amnistia do të përfitojnë gratë të cilat janë mbi 55-vjeç. Që prej vitit 2007 nga shteti shqiptar nuk ka patur asnjë vendim për amnisti, ndërkohë që lista për nëntorin e këtij viti pritet të firmoset nga presidenti Bujar Nishani.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com