Halimi: Shkarkimi i anëtarëve
antikushtetues, po kapet politikisht KLD

Halimi: Shkarkimi i anëtarëve<br />antikushtetues, po kapet politikisht KLD
TIRANE- Shkarkimin sot në Parlement të dy anëtarëve të KLD Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, Partisë Demokratike e cilëson në shkelje të kushtetutës. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Eduard Halimi tha se me këtë veprim synohet kapja e drejtësisë për interesa të grupeve kriminale dhe të korrupsionit. Duke hedhur sërish akuza për prani të personave me të kaluar kriminale në Parlament, Halimi tha se me kapjen e drejtësisë i hapet rrugë e lirë krimit.
 
“Dyshja Rama-Meta hodhi sot një hap alarmues drejt kapjes së drejtësisë, duke ndërprerë në kundërshtim me Kushtetutën mandatin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nxitimi për të shkelur Kushtetutën e për të vënë nën kontroll Drejtësinë lidhet me nevojën që ka mazhoranca, të inkriminuarit e saj, që të mos kenë problem me ligjin, që të fitojnë pandëshkueshmëri për veprimtarinë e tyre kriminale dhe për korrupsionin.
 
Edi Rama dhe Ilir Meta po bëjnë shkarkimet e paligjshme në drejtësi dhe emërimet e militanteve të tyre, me deputetë me të kaluar kriminale, që vetëm pak ditë më parë morën në mbrojtje një kriminel të kërkuar nga policia, duke e strehuar në makinën e tyre. Nuk ka asnjë dyshim sot për çdo qytetar shqiptar por dhe për çdo partner ndërkombëtar se qëllimi i vetëm i Ramës dhe Metes ishte të shkarkonin anëtarët e KLD, pa shkak, pa motiv, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Të kapnin drejtësinë për ta vënë nën kontrollin e tyre në shërbim te krimit te organizuar që kanë në parlament dhe korrupsionit masiv qeveritar që po kaplon vendin. Kush është ai kryeministër që shkel hapur Kushtetutën duke shkarkuar anëtarët e KLD vetëm që të vërë drejtësinë në shërbim të krimit dhe mafias së drogës dhe trafikut?
 
Partia Demokratike deklaron se vendimi i sotëm i parlamenti është antikushetutes, i marrë me votat dhe trysninë e botës së krimit dhe korrupsionit, dhe synon të gjunjëzoje drejtësinë para njerëzve te mafias me madat deputeti”, tha Halimi.
 
Deputeti demokrat tha se Çefa u shkarkua për shkeljen e vetme, sipas tij, pasi nuk përçonte në KLD frymën e atyre personave që kërkuan largimin e tij.
 
“Shkelja e vetme e nënkryetarit të KLD është se nuk përçonte frymën e atyre firmëtarëve që kërkonin shkarkimin e tij para 1 muaji dhe votuan sot. Nuk përçonte frymën e atyre deputeteve që janë të dënuar për krime mostrueze, për trafik droge, pengmarrje dhe trafik prostitucioni. Nuk përçonte frymën e atyre deputetëve të cilet vetë apo nëpërmjet të afërmve të tyre janë pjesë e krimit të organizuar në Shqipëri, pjesë e mafias së drogës, e mafias së trafikut, e korrupsionit galopant. E atyre oragnizatave që kërkohen ndërkombëtarisht në shumë vende, dhe që qeveria në vend se ti arrestojë i ruan, i mbron, duke e kthyer parlamentin në strehë të krimit”, tha Halimi.
 
PD i ka bërë thirrke Gjykatës Kushtetuese që yë shqyrtojë sa më shpejt këtë çështje.
 
“I bëjmë thirrje Gjykatës Kushetutese të shqyrtoje sa më shpejt çështjen e ngritur para saj. I bëjmë thirrje çdo gjyqtari të kësaj gjykate, dhe gjithë sistemit gjyqësor: Mos u gjunjëzoni para presionit të krimit dhe mafias së veshur me pushtetin qeverisës. Mos u gjunjëzoni para atyre që dje i dënonit si trafikantë, dhe sot kërkojnë t’iu dënojnë ju se jeni kundër tyre. Akti i sotëm shkatërron përfundimisht çdo shpresë për një reformë drejtësie gjithëpërfshirëse dhe konsensuale që kishte në bazë të saj luftën ndaj korrupsionit. Ky vendim tregon qartë se shqetësimi i vetëm, klithmat e përditshme të kryeministrit ndaj gjyqësorit, kanë si qëllim të vetëm gjunjëzimin e drejtësisë në shërbim të krimit të organizuar, mafias dhe korrupsionit”, u shpreh Halimi.
 
Ndërkaq, deputeti demokrat i ka bërë thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje, pasi sipas tyre po cenohen institucionet e pavarura.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE