TIRANE- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi vendimin e qeverisë për zgjerimin e kompetencave të INUK, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi. Në një reagim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Halimi e cilëson “vendim drejtësie” vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ky akt “vjen në kundërshtim me Kushtetutën”. Ndërsa shton, se “me këtë vendim bëhet e qartë se askush nuk mund të dalë mbi ligjin”.
“Ky akt u shpall tërësisht si akt që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, që ditën që është firmosur nga Kryeministri pra në 30 shtator, që vjen në kundërshtim flagrant me parimet bazë të shtetit të së drejtës, ku e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë se shtetit, Gjykata Kushtetuese sot dha një vendim drejtësie, duke i bërë të qartë kryeministrit dhe qeverisë së tij se askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe mbi gjykatat. Se pronat e ligjshme të shqiptarëve nuk mund të shemben pa një proces të rregullt ligjor, se as kryeministri, as ministrat dhe as kryeinspektorët nuk mund të rrafshojnë djersën dhe gjakun e qytetarëve shqiptarë, me tritol, arrogancë, arbitraritet dhe harbutëri.
Vendimi i sotëm nuk është vetëm një vendim kundër qeverise së tritolit por është një fitore e Kushtetutës në vend, fitore e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, dhe i bashkohet me dhjetëra vendimeve të Gjykatës së Strasburgut në mbrojtje të të drejtave të individit dhe të drejtës me themelore, atë të pronës”, shkruan Halimi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com