Aktorja e njohur Halle Berry së shpejti do të kurorëzoj në martesë lidhjen e sa me aktorin francez Oliver Martinez.

Megjithatë duket se Berry i ka idetë e qarta për ceremoninë e saj. Ajo dëshiron një dasëm të vogël dhe mjaft private.

“E di që do të jetë një ceremoni shumë e vogël. Nuk kam qenë në shumë dasma, por isha pjesë e një të tille këtë fundjavë dhe ishin rreth 250 të ftuar.

Mendova, kjo është dasmë, kurrë nuk e kam provuar dhe as kam dashur të bëj një të tillë. Madje as u përpoqa të kap buketën!”,- ka thënë Berry.

Kjo është martesa e tretë për Berryn ndërkohë nga lidhja e saj e përfunduar me modelin Gabriel Aubry ajo ka edhe një vajzë të quajtur Nahla.

(xh.k/shqiptarja.com)