Pas sulmeve, të Izraelit në Gaza, ku mbetën të vdekur 33 persona IDF njofoi rifillimin e armëpushimit.

"Në përputhje me direktivat në nivel politik dhe pas një serie sulmesh të rëndësishme në përgjigje të shkeljeve të Hamasit, IDF ka filluar zbatimin e armëpushimit, në përputhje me kushtet e marrëveshjes', tha IDF.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kryen sulme ajrore në Rafah pas një sulmi nga Hamasi ndaj trupave të tyre. Sipas një zyrtari ushtarak izraelit, grupi Islamist shënjestroi forcat izraelite përtej vijës së verdhë, ku ata janë zhvendosur në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.

Sipas Forcave izralite, militantët e Hamasit qëlluan një raketë antitank dhe me armë zjarri drejt trupave të tyre. Dhe në përgjigje, IDF thotë se filloi sulmet në zonë për “për të eliminuar kërcënimin dhe për të çmontuar boshtet e tuneleve dhe strukturat ushtarake të përdorura për aktivitete terroriste.”

Nga ana tjetër, Hamasi thekson se "mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit", duke akuzuar Izraelin për "shkelje të marrëveshjes dhe shpikje pretekstesh për të justifikuar krimet e tij".

Me marrëveshjen e arritur në fillim të këtij muaji, IDF u tërhoq nga pjesë të Gazës, por do të qëndrojë në zona të caktuara, përfshirë Rafahun. 

Ndërkohë, SHBA më herët paralajmëroi për një sulm të afërt të Hamasit ndaj popullsisë civile në Gaza. Departamenti i Shtetit deklaroi se kishin informuar vendet garantuese të marrëveshjes së paqes për një "shkelje të afërt të armëpushimit nga lëvizja kundër popullsisë" së Rripit të Gazës.

"Sulmi i planifikuar kundër civilëve palestinezë do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë dhe serioze të armëpushimit dhe do të rrezikonte progresin e rëndësishëm të arritur nëpërmjet ndërmjetësimit", tha Departamenti i Shtetit, duke shtuar se “do të merren masa për të mbrojtur popullsinë e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit".

Bisedimet për fazën e dytë të planit të paqes nuk kanë nisur ende pasi Izraeli pret dorëzimin e të gjithë pengjeve të vdekur. Megjithatë, Hamasi ka këkuar kohë për gjetjen e tyre. Për këtë arsye, Izraeli ka shtyrë edhe hapjen e kalimit në Rafah, duke thënë se do të vlerësohet në bazë të përmbushjes së detyrimeve të Hamasit.

Si pjesë e marrëveshjes së paqes, është edhe çmilitarimi i Hamasit, por pritet të shihet se sa dakordësi do të kenë në këtë pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
IDF njofton rifillimin e armëpushimit në Gaza pas sulmeve

1760802152_gaza.avif

IDF ka njoftuar rifillimin e armëpushimit në Gaza, pas sulmeve që kreu sot në Gaza.

"Në përputhje me direktivat në nivel politik dhe pas një serie sulmesh të rëndësishme në përgjigje të shkeljeve të Hamasit, IDF ka filluar zbatimin e ripërtërirë të armëpushimit, në përputhje me kushtet e marrëveshjes. Ushtria "do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen e armëpushimit dhe do t'i përgjigjet me vendosmëri çdo shkeljeje të saJ', tha IDF.

Ora 19:49
Hamasi: 33 të vrarë në sulmet izraelite sot

1760896278_aa.JPG
Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se një seri sulmesh ajrore izraelite në territor vrau të paktën 33 persona sot.

Ushtria izraelite pretendoi se ka goditur dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit nëntëditor të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ora 13:48
IDF nis sulme ajrore në Gaza pasi akuzoi Hamasin se ka shkelur armëpushimin

1760874641_idfn.jpg

Ushtria izraelite thuhet se ka nisur një sulm në Gaza pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit. Trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri në Rafah të Gazës jugore, duke bërë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të hakmerren me sulme ajrore, raporton The Times Of Israel.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hamasi kishte kryer “sulme të shumta” kundër forcave izraelite përtej vijës së verdhë – e cila shënon zonat nën kontrollin ushtarak izraelit, duke shkelur armëpushimin.

"Sulmet përfshinin një të shtënë me RPG drejt një force ushtarake dhe një të shtënë me snajper kundër një force ushtarake", shtoi zyrtari.

Ora 13:46
Zyrtari ushtarak izraelit: Hamasi nis sulme të shumta kundër IDF-së

1760874402_lcimg650b9e444844440892249d102bf70787.jpeg

Një zyrtar ushtarak izraelit i tha AFP-së se militantët e Hamasit nisën "sulme të shumta" kundër forcave izraelite në Gaza përtej Vijës së Verdhë, pas së cilës IDF mban pozicionet e saj, në shkelje të hapur të armëpushimit.

"Organizata terroriste Hamas ka kryer sulme të shumta kundër forcave izraelite përtej Vijës së Verdhë", tha zyrtari.

Ora 09:14
Hamasi i përgjigjet SHBA-së: Izraeli po armatos bandat e Gazës

1760802152_gaza.avif

"Është Izraeli që ka armatosur dhe financuar bandat në Gaza". Kështu deklaroi Hamasi duke iu përgjigjur Departamentit të Shtetit të SHBA-së në lidhje me kërcënimin e një sulmi masiv të menjëhershëm ndaj civilëve palestinezë nga lëvizja terroriste. 

Në deklaratën e tij, Hamasi kundërshtoi duke thënë se "faktet në terren tregojnë se Izraeli është ai që ka krijuar, armatosur dhe financuar banda të armatosura kriminale brenda Rripit të Gazës".

Disa orë më parë, një deklaratë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së pretendonte se kishte informacion të besueshëm se organizata e armatosur palestineze do të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe do të sulmojë civilët palestinezë.