Hamas i ka dorëzuar Kryqit të Kuq eshtrat e një tjetër pengu izraelit, njoftoi ushtria izraelite, raporton BBC. Eshtrat janë transferuar tek forcat izraelite, të cilat do t’i dërgojnë për identifikim. Për dorëzimin e të gjithë trupave të vdekur, grupi terrorist ka kërkuar kohë për t'i nxjerrë nga rrënojat.
Nëse trupi i fundit konfirmohet si i një pengu izraelit, në Gaza do të mbeten edhe gjashtë trupa të tjerë, izraelitë dhe të huaj. Të gjithë pengjet izraelite të gjalla u liruan më 13 tetor në këmbim të 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,718 të ndaluarve nga Gaza.
Të martën u kthyen edhe eshtrat e ushtarit izraelito-amerikan Itay Chen, 19 vjeç, i vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në Kibbutz Nir Oz. Ai shërbente në Brigadën e 7-të të IDF-së dhe trupi i tij ishte marrë peng nga Hamasi.
Ngadalësimi i procesit të shkëmbimit të trupave ka penguar nisjen e fazës së dytë të planit të paqes në Gaza, që përfshin qeverisjen e territorit, tërheqjen e trupave izraelite, çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e enklavës.
Lajm në përditësim...
Komente










