1706278740_ha.jpg

Ushtarët e Hamasit

Haga është një hap i rëndësishëm që kontribuon në izolimin e Izraelit dhe "zbulimin e krimeve të tij në Gaza". 

Këtë e tha një anëtar i Hamasit, i cituar nga mediat ndërkombëtare dhe jehonë nga ato izraelite, duke apeluar që "pushtimi të zbatojë vendimet" e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një zhvillim i rëndësishëm që kontribuon në izolimin e Izraelit dhe denoncimin e krimeve të tij në Gaza, tha përfaqësuesi i Hamasit Sami Abu Zuhri për agjencinë Reuters.

 “Ne kërkojmë të detyrojmë Izraelin të zbatojë vendimet e gjykatës”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin