Hamasi liroi dy pengje, Biden: Nuk do ndalemi derisa t'i lirojmë të gjithë

Hamasi liroi dy pengje, Biden: Nuk do ndalemi derisa t'i lirojmë të gjithë

1697832435_biden.jpg

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për lirimin e dy prej pengjeve të marra dy javë më parë nga terroristët e Hamasit.

Dy amerikanet, 18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira.

Për këtë, në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se SHBA nuk do të ndalet derisa të lirohen të gjitha pengjet.  

"Bashkëqytetarët tanë kanë duruar një provë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit dhe jam shumë i lumtur që ata së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre, e cila është përfshirë nga frika".
Biden tha se ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane ndërsa të shërohen plotësisht. Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Katarit për angazhimin e tyre në punën për lirimin e pengjeve dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e atyre që janë ende të mbajtur. Siç u thashë atyre familjeve të pengjeve kur fola me ta javën e kaluar, ne nuk do të ndalemi derisa të marrim të afërmit e tyre në shtëpi'", tha Biden.

Nënë e bijë Judith dhe Natalie Raanan u liruan mbrëmjen e sotme nga Hamasi, pasi ishin marrë peng nga militantët më 7 tetor. Ata u dorëzuan në kufi dhe aktualisht janë në rrugën e tyre për në një bazë ushtarake izraelite për t'u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mbi 4 mijë viktima në Gaza! Pas samitit të paqes Meloni në Tel Aviv, takim zyrtar me Netanyahun! Trupat izraelite përgatiten për betejë përgjatë kufirit libanez


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës