Historia prekëse/ U mbajtën 50 ditë peng nga Hamasi, motër e vëlla ëndërronin të përqafonin të ëmën, kur lirohen mësojnë se ishte vrarë

Historia prekëse/ U mbajtën 50 ditë peng nga Hamasi, motër e vëlla ëndërronin të përqafonin të ëmën, kur lirohen mësojnë se ishte vrarë

Noam dhe Alma (Vëlla e motër) 

1701169672_lele.jpg

Noam dhe Alma (Vëlla e motër) 

Noam dhe Alma Or u mbajtën peng nga Hamasi në Gaza prej 50 ditësh. Ata gjithë kohës kishin menduar sesi do arrijnë të takojnë mamanë e tyre pasi t’i lirojnë, megjithatë pasi u liruan mësuan se ëma e tyre ishte vrarë.

“Motra ime, nëna e tyre, është vrarë më 7 tetor. Fëmijët nuk e dinin. Kemi menduar se janë rrëmbyer bashkë, por jo, i kanë ndarë nga fillimi. Kur kaluan kufirin dhe sërish panë gjyshen dhe vëllain e madh, mësuan se të ëmën nuk e kanë gjallë. Kjo për ta ishte traumatike. Babai i tyre po konsiderohet si i zhdukur, besojmë se mbahet peng në Gazë”, tha për CNN daja i tyre Ahal Besorai.

Në anën tjetër Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit, në këmbim të lirimit të pengjeve tjera si dhe palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit. 

Babai i tyre mbetet ende i zhdukur, i robëruar në Gaza.

Familja kishte jetuar në fshatin Be'eri, një komunitet bujqësor me rreth 1,100 banorë, i vendosur afër kufirit me Gazën. 

Militantët vranë më shumë se 120 banorë të Be'erit, duke përfshirë fëmijë, dhe rrëmbyen të tjerë. I vunë flakën shtëpive të njerëzve, plaçkitën, vodhën dhe shkatërruan çfarë mundën. Në total, rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga militantët e Hamasit në të gjithë Izraelin jugor atë ditë.

Ishte mes këtij kaosi dhe terrori që Noam dhe Alma u ndanë nga prindërit e tyre dhe u morën peng nga Hamasi. Ndërsa ishin në Gaza, ata u dërguan në një shtëpi dhe u mbajtën në një dhomë me një grua tjetër nga kibuci i tyre, tha Besorai, i cili gjithashtu u rrit në Be'eri.

Ai nuk përshkroi në detaje se çfarë kishin kaluar vëllezërit e motrat, duke thënë se nuk donte të shtonte barrën e familjeve me të dashurit e tyre ende peng. Por, tha ai, “nuk ishte aspak e këndshme. Ishte e tmerrshme".

Hamasi besohet të ketë mbajtur më shumë se 200 pengje në Gaza përpara lirimeve të negociuara me Izraelin. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, grupe qytetarësh izraelitë dhe shtetas të tjerë janë liruar çdo ditë që nga e premtja e kaluar, ndërsa Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet e tij, shumë prej të cilëve nuk janë akuzuar apo dënuar kurrë.

Armëpushimi fillestar katër-ditor u zgjat me dy ditë të tjera të hënën, pasi historitë e pengjeve nga Hamasi filluan duke u publikuar, duke dhënë detaje jeta e tyre në robëri.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë