
BBC raporton se gjatë orëve të fundit Hamasi ka liruar 4 pengje izraelite.
Një zyrtar i qeverisë izraelite ka konfirmuar për mediat se fillimisht Hamasi ka liruar dy gra të quajtura Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz.
Më pas, Kryqi i Kuq ka konfirmuar se falë asistimit të tyre në proces, Hamasi liroi dhe dy pengje të tjera.
Sipas mediave të huaja, dy pengjet e liruara së fundmi janë Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz.
Kryqi i Kuq ka theksuar gatishmërinë e tij për të asistuar në çdo negociatë për lirimin e pengjeve.
Lajmi kryesor:
Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit








