Ushtarët e Hamasit
Hamasi konfirmoi se kundërshton "zgjidhjen me dy shtete". Lideri i organizatës jashtë vendit Khaled Meshal tha këtë sipas një mesazhi të publikuar nga organizata në Telegram.
"Populli ynë palestinez kërkon çlirimin, lirinë nga okupimi dhe lindjen e një shteti palestinez", tha Meshal.
Sidomos pas 7 tetorit "shumica dërrmuese e popullit palestinez" ripërtëri ëndrrën dhe shpresën për "një Palestinë nga deti në lumë dhe nga veriu në jug".
Meshal më pas hodhi poshtë "kufijtë e '67", të cilët "praktikisht janë një e pesta e Palestinës" dhe "nuk mund të pranohen".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm me raketa iraniane në Pakistan, dy fëmijë të vrarë! Iraku denoncon Iranin në OKB! Biden do të rivendosë Houthis në listën e organizatave terroriste









