Hamasi: Pengjet vdiqën sepse Netanyahu nuk pranoi armëpushim

Hamasi: Pengjet vdiqën sepse Netanyahu nuk pranoi armëpushim

Foto: Benjamin Netanyahu

Hamasi thotë se gjashtë pengjet izraelitë që u gjetën të vdekur në Rripin jugor të Gazës do të ishin ende gjallë nëse Izraeli do të kishte rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Në një intervistë me transmetuesin arab Al Jazeera, nënkryetari i Byrosë Politike të lëvizjes islamike Khalil al-Hayya argumentoi se Hamasi nga ana e tij kishte treguar fleksibilitet në negociatat - duke përfshirë uljen e numrit të të burgosurve palestinezë, lirimi i të cilëve ishte duke kërkuar dhe pranuar propozimin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden dhe i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. 

Po kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj kësaj disponueshmërie me evazion dhe kushte të reja, duke përfshirë këmbënguljen për mbajtjen e ushtarëve në korridoret e Netzarim dhe Filadelfia.

Prandaj Al-Hayya theksoi se nuk do të ketë marrëveshje pa u tërhequr forcat izraelite nga këto zona.


Lajmi kryesor:

Lufta në Rripin e Gazës/ Sulm ajror izraelit në shkollë, 11 të vdekur


Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar