
Ushtarët e Hamasit
Hamasi ka shuar entuziazmin e Katarit, i cili theksoi përparim në negociatat për një armëpushim në Gaza.
Ministria e Jashtme e Katarit theksoi më herët të premten (2 Shkurt) se Hamasi kishte dhënë një ‘konfirmim pozitiv fillestar’ për një propozim për ndërprerjen e luftimeve në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Por një burim i Hamasit tha për AFP se “ende nuk ka marrëveshje” dhe se “deklarata e Katarit është e nxituar dhe jo e vërtetë”.
Një anëtar i lartë i Hamasit në Liban, theksoi gjithashtu se “për momentin nuk ka marrëveshje, ne jemi ende në fazat fillestare dhe nuk mund të flasim për një marrëveshje”.
Lajmi kryesor:
Zyrtarët e SHBA dhe BE kundër Izraelit për Gazën: Rrezik gjenocidi







