Hamburgu, qyteti i parë në Europë që ndalon makinat me naftë

Hamburgu, qyteti i parë në Europë që ndalon makinat me naftë

Foto ilustruese

Hamburgu do të hyjë në histori si vendi i parë që ndalon kalimin e kamionëve dhe makinave me naftë  në disa nga rrugët e qytetit.

Kjo vjen si një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit në këtë qytet. Hamburgu u bë qyteti i parë gjerman që kufizon kalimin e makinave me naftë pas Gjykata Federale Administrative vendosi që qytetet dhe komunat gjermane kanë të drejtë të vendosin kufizime të tilla.

Ndalimi i pjesshëm paraqet një fitore për grupet mjedisore, të cilët kanë avokuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet gjermane.

Megjithatë, kjo është një goditje për prodhuesit e makinave, të shtangur nga skandali i manipulimit të naftës që ka tronditur industrinë dhe ka çuar në një rënie në kërkesën e konsumatorëve për makinat me motor nafte.

Makinat me naftë dhe kamionët e vjetër do të ndalohen nga një shtrirje prej 580 metrash nga “Max-Brauer-Allee”, një arterie e madhe që shkon në anën veriperëndimore të qytetit, ndërsa kamionët më të vjetër me naftë do të ndalohen rruga kryesore që hyn në qytet nga veriperëndimi.

Ndalimi prek të gjitha makinat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për veturë dhe 75 euro për kamionët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ncjdndnddn: 01/06/2018 20:28

    Titulli s'ka lidhje me permbajtjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)