Hamilton - Ferrari, ‘shkëndija’ dhe përplasje që në garën e parë

Hamilton - Ferrari, ‘shkëndija’ dhe përplasje që në garën e parë

Lewis Hamilton

Lando Norris me McLaren ishte fituesi i Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1, kjo në garën hapëse të sezonit 2025. Debutim në cirkuitin e Melburne për Ferrarin bëri edhe Lewis Hamilton, që pati një tension me inxhinierin e garës në ekipin e tij. Vendi i dhjetë ishte zhgënjyes për shtatë herë kampionin e botës.

Lewis është i vendosur të shijojë udhëtimin, edhe nëse është aq me gunga sa këtë fundjavë. Përfundoi i dhjeti nga katërmbëdhjetë pilotët e garës me shi dhe pranoi se kishte pak vetëbesim dhe pati grindje me inxhinierin e tij të ri të garës, Riccardo Adami sikur të mos ishin takuar kurrë.

Nga ana tjetër, The Sun nxjerr në pah tërbimin e Hamiltonit në radio në raundin e fundit të furishëm në Melburn, teksa flet me inxhinierin e tij të garave, pasi humbi disa pozicione: "Sapo kemi humbur një mundësi të madhe. Në çfarë pozicioni jam tani?". Kur mësoi se ku ishte, Hamilton bërtiti në radio, përpara se të kërkonte falje sepse nuk e kishte kuptuar se ishte ende ndezur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë