Një “Ferrari fluturues” pritet të prezantohet këtë vit, por mos prisni ta shihni në një pistë garash.
Kompania italiane ‘po hyn’ në ujë me jahtin e saj të parë, rreth 30 metra të gjatë, i zbuluar gjatë Javës së Dizajnit në Milano.
Hypersail është pjesë e një plani të prodhuesit të supermakinave për t’u zgjeruar përtej tyre.
Projekti bashkon specialistë nga ekipet e inxhinierisë dhe dizajnit të Ferrari-t së bashku me arkitektin Guillaume Verdier.
I udhëhequr nga Flavio Manzoni, ekipi i dizajnit punoi ngushtë me inxhinierët për të kthyer kufizimet aerodinamike dhe strukturore në elemente stilistike. Silueta e jahtit merr frymëzim nga modele Ferrari si Monza SP1 dhe SP2, ndërsa elementë të dizajnit të kuvertës pasqyrojnë makinën 499P Hypercar.
Jahti ka panele diellore të integruara në kuvertë dhe në trup, të projektuara për të maksimizuar kapjen e energjisë gjatë udhëtimeve.
Komente






