Luis Hamilton me Mercedes rikthehet te fitorja në çmimin e Madh të Kanadasë. Britaniku udhëhoqi garën nga fillimi deri në xhiron e fundit duke dominuar pa asnjë shqetësim garën. Në vendin e dytë u pozicionua shoku i skuderisë së britanikut, gjermani Rosberg.

Ndërsa podiumin e më të mirëve e plotësoi Valtteri Bottas. Jashtë podiumit në çmimin e Madh të Kanadasë mbetën emra të mëdhenj si dy pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, që u renditën në vendin e 4 dhe të pestë.

Hamilton vazhdon të thellojë diferencën nga ndjekësi më i afërt, Rosberg, duke e çuar në 17 pikë, teksa ka grumbulluar 151 pikë, ndërsa i treti është gjermani Vettel me 108 pikë. Gara e ardhshme e Formula 1 do të zhvillohet më 21 Qershor në Austri.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com