Hamilton fiton Çmimin e Madh të Japonisë të lënë përgjysmë

Çmimi i Madh i Japonisë i Formula 1, i shoqëruar nga makina e sigurisë, u la përgjysmë në xhiron e 46-të për shkak të një aksidenti të dyfishtë, ndërkohë që vendin e parë e zuri Lewis Hamilton (Mercedes).

Aksidenti i Adrian Sutil (Sauber) dhe Jules Bianchi (Marussia) provokoi ndërprerjen përfundimtare të garës, edhe pse gjatë gjithë kohës ajo u shoqërua nga shiu, herë-herë i rrëmbyer.

Në vendin e dytë u rendit Niko Rosberg (Mercedes), ndërkohë që në të tretin Sebastian Vettel (Red Bull).

Klasifikimi i Formula 1 vazhdon të kryesohet nga Lewis Hamilton (Mercedes).

ATSH

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim