Hamilton 'fluturon' në provat zyrtare të Gjermanisë, Ferrari për faqe të zezë

Hamilton 'fluturon' në provat zyrtare të Gjermanisë, Ferrari për faqe të zezë

Përkundër surprizave që priteshin edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë skuderia e Ferrari-t ka zhgënjyer. Lewis Hamilton, ashtu siç ka bërë pothuajse gjatë gjithë kohës këtë sezon, ka rregjistruar xhiron më të shpejtë duke fituar ‘pole-position’.

Në krah të britanikut të Mercedes nesër do të niset Max Versttappen, i cili u rendit i dyti në provat zyrtare të zhvilluara sot. Ndërkohë në vendin e tretë ishte një tjetër makinë Mercedes, kësaj here e drejtuar nga Botass, ndërsa në vendin e katërt u rendit Gasly me makinën ‘Red Bull’.

Sa i përket Ferrarit ka qenë një e shtunë totalisht e dështuar. Skuderia e kuqe kishte patur një rendiment mjaft shpresdhënës në provat e lira, por sot dy pilotët e saj janë renditur si mos më keq. Vettel nuk realizoi dot asnjë xhiro dhe do ta nisë nga vendi 20, ndërsa Leclerc nuk mori pjesë në sesionin e tretë dhe final duke mos shkuar më shumë se vendi i 10.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen