Më pas britaniku deri në fund nuk e vendosi në diskutim vendin e parë duke vazhduar marshimin drejt titullit. Në vendin e dytë u rendit Bottas dhe në vendin e tretë Ricciardo, Raikonen nuk e mbylli garën. Pikërisht finlandezi ishte protagonist i garës pas incidentit të frikshëm.
Në xhiron e parë të garës në pistën britanike, Raikonen doli nga pista dhe në momentin e rikthimit ka humbur kontrollin për shkak të rrëshqitjes, duke u përplasur fuqishëm me barrierat mbrojtëse.
Nga incidenti u tërhoq nga gara edhe Massa, braziliani i zhgënjyer u detyrua që garën e 200 në Formula 1 ta mbyllte ndryshe nga sa e kishte parashikuar. Ndërsa Raikonen mësohet se ka pësuar vetëm një dëmtim të lehtë në kavilje.
d.b/shqiptarja.com