Han konfirmon: S'ka zgjerim në BE
kandidatët të plotësojnë kushtet

Han konfirmon: S'ka zgjerim në BE<br />kandidatët të plotësojnë kushtet
Johanes Han, austriaku  që do të drejtojë politikat e zgjerimit dhe çështjet e fqinjësisë në Bashkimin Europian ka konfirmuar se nuk do të ketë zgjerim të union. Në një intervistë  për agjencinë  austriake të lajmeve APA, Hahn  tha se në procesin e zgjerimit nuk ka rëndësi shpejtësia por kualiteti i vendeve që do të jenë pjesë e BE-së.
 
“Procesi i anëtarësimit, në vitet e kaluara tregoi se është e nevojshme të merren masa dhe veprime solide në zgjerimin e BE-së” deklaroi Han. Ai tha vendet  kandidate që duan të jenë pjesë e BE patjetër duhet t’i plotësojnë principet e qeverisjes  si dhe kritereve e tjera të vendosura nga  Komisioni Evropian që janë lufta ndaj korrupsionit dhe shteti i së drejtës.
 
 “Nga këndvështrimi i sotëm  procesi i pritjes për shtetet kandidate do të vazhdojë edhe për një kohë. Për këtë arsye vlerësimi real është se në të ardhmen e afërt nuk do të ketë zgjerim”, ka theksuar zyrtari i larë evropian.
 
Han theksoi se është e domosdoshme që shteti i ri “të pranohet me gëzim” dhe nga ana e shtetasve të BE-së të mos kuptohet kjo si ngarkesë apo barrë.
 
 
Ish-komisioneri për politikat rajonale në kabinetin e Hoze Manuel Barrosos, Johanes Hahn do të ketë sfida të vështira, duke nisur nga trajtimi i krizës me të cilën po përballet Ukraina, por edhe procesi i zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Parlamenti Evropian do të nisë me seancat dëgjimore të secilit komisioner, më 29 shtator. Votimi për ekzekutivin e ri evropian do të bëhet në fund të tetorit.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën