Këngëtarja nga Ulqini Hana Cakuli, e cila ishte e fejuar prej një viti i ka dhënë fund dje beqarisë.
Hana nuk ka dashur që të bëjë publik emrin e bashkëshortit gjatë kësaj kohe dhe ka zhvilluar ceremoninë e saj martesore në privatësi.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja Rona Nishliu e cila ka shkrepur edhe një “selfie” me nusen.

Këngëtarja ka kryer studimet në Mynih të Gjermanisë dhe është rikthyer në Ulqin pas studimeve.
Këngëtarja ka një karrierë të njihur në Shqipëri, Kosovë, ndërkohë përpara studimeve ka punuar edhe në një radio në vendlindje.
Në vitin 2008 mbahet mend për pjesëmarrjen e saj në Këngën Magjike me këngën “U shërova”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com