Handke: Do ta shmang shtypin përgjithmonë, novelisti Hemon: Handke, Bob Dylan i apologjeve të genocidit

Handke: Do ta shmang shtypin përgjithmonë, novelisti Hemon: Handke, Bob Dylan i apologjeve të genocidit

Shkrimtari austriak Peter Handke ka adresuar për herë të parë polemikën mbi dhënien e çmimit Nobel për letërsi, duke thënë se ai "kurrë më" nuk do të flasë me gazetarët, pasi u sulmua prej tyre për qëndrimin e tij për luftërat e viteve 1990.

Duke folur për mediat austriake, Handke u ankua se gazetarët e kishin bombarduar atë me pyetje në lidhje me pikëpamjet e tij politike pa u përpjekur të merreshin me shkrimin e tij.

"Unë jam duke qëndruar te porta e kopshtit tim dhe ka 50 gazetarë - dhe të gjithë më bëjnë vetëm pyetje për qëndrimet e mia politike dhe askush nuk vjen të më pyes për veprat që kam shkruar ose ata nuk e dinë se çfarë kam shkruar", - i tha Handke transmetuesit austriak ORF.

" Unë jam një shkrimtar, unë vij nga Tolstoi, nga Homeri, nga Cervantes. Më lini në paqe dhe mos më bëni pyetje si këto. "

Sipas ORF, dramaturgu dhe romancieri tha që ai kurrë nuk do të flasë më me gazetarët.

Reagimi i Handke erdhi pasi së fundmi ai u pyet nga Sa Sta Stanišić, një novelist boshnjako-gjerman që fitoi çmimin e 'Librit gjerman' të hënën, në lidhje me kritikat ndaj tij bërë nga shumë personalitete dhe jo vetëm, nga Shqipëria, Kosova dhe bota.

Shkrimtarë të tjerë, përfshirë Salman Rushdie dhe Hari Kunzru, kanë kritikuar komitetin Nobel për dhënien e çmimit të këtij viti austriakut Handke. Në një artikull në New York Times, Aleksandar Hemon, një novelist boshnjako-amerikan, e quajti Handke "Bob Dylan të apologjeve të genocidit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 17/10/2019 08:57

    Po piketishte ketu qendron problemi qe nje shkrimtare si Ju ne vitet e 90 mbeshteti gjenocidin Serb ne krye me Millosheviqin ne ish Jugosllavi. Kryesia do duhej te mirrte keto veprime parasysh. Veprimi i gazetareve eshte i drejte pasi ata kryejne punen e vet dhe sjellin fakte nga e kaluara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë