Bananja është një frut i rëndësishëm, pasi është një burim i mirë vitaminash e mineralesh. Ajo mund të luftojë një sërë sëmundjesh, ju ndihmon të bëni gjumë të rehatshëm si dhe mban trupin tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.

Mësoni 7 efektet pozitive që ka bananja në trupin tuaj

1.Lufton pagjumësinë. Provoni të hani një banane në mbrëmje nëse jeni duke luftuar më pagjumësinë.

2. Problemet me stomakun. Bananja ndihmon të mbajë gjallë bakteret e mira në stomak që shërbejnë për të kryer tretjen e duhur të ushqimit.

3 Zëvendëson pijet sportive. Shkolla mjekësore në Harvard ka treguar se bananja është një frut i pasur me karbohidrate, kalium, mangan dhe magnez. Këto elementë janë mjaft të domosdoshëm për sportistët. Bananja mund të zëvëndesojë mjaft mirë lëngjet që konsumohen pas stërvitjes.

4. Lufton sëmundjet e zemrës. 'Healthline’ tregon se antioksidantët e depozituar në këtë frut janë të lidhur drejtpërsëdrejti  me reduktimin e  rreziqeve nga sëmmundjet e zemrës. Prandaj rekomandohet të shtoni bananen në dietën tuaj.

5. Burim i mirë ushqimor. Sipas ‘FOOD’ bananet janë një 'central elektrik ushqyesish', pasi përmbajnë kalium, kalcium, mangan, magnez, hekur, folatë, niacinë, riboflavin dhe B6. Ky frut është pothuajse më i mirë se një multivitamin.

6. Rregullon diabetin. Bananet jeshile rekomandohen të konsumohen nga persona me këto probleme, por gjithmonë duke u konsultuar me mjekun.

7. Ulja e dhimbjeve. Kaliumi që përmban një banane mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet për të ndihmuar në reduktimin e dhimbjeve muskulare pas një stërvitjeje të gjatë.

Remedy Daily.com