HANOVER, 2 shkurt /ATSH-DPA/ - Një e treta e të gjitha makinave të prodhuara nga kompanitë gjermane në vitin 2014 u shitën në Kinë, njoftoi sot kompania globale e auditimit "Ernst & Young".
"Pritet që Kina të kalojë këtë vit Bashkimi Evropian dhe të bëhet tregu më i rëndësishëm për makinat gjermane, sidomos për BMW, Daimler dhe Volkswagen", thuhet në raportin e rastit të "Ernst & Young".
Në vitin 2009, më pak se një e pesta e makinave gjermane u shitën në Kinë, thënë ndryshe 18 për qind e shitjeve në total.
Nga të gjitha kompanisë gjermane të prodhimit të makinave, "Volkswagen" ka arritur të ketë në Kinë përqindjen më të madhe të shitjes së tyre duke zënë 18,7 për qind të të gjithë tregut kinez./ a.jor.