18 amerikanë të cilët u avakuan nga anija turistike pas ekspozimit ndaj hantavirusit po monitorohen nga afër nga zyrtarët shëndetësorë, teksa autoritetet thonë se rreziku për publikun mbetet "shumë, shumë i ulët".
Zyrtarët thonë se një pasagjer në bordin e anijes holandeze MV Hondius ka rezultuar pozitiv me virusin e Andeve, një lloj i rrallë i hantavirusit, ndërsa një tjetër po shfaq simptoma të lehta.
Më shumë se 90 pasagjerë të anijes turistike, aktualisht të ankoruar në Ishujt Kanarie të Spanjës, po riatdhesohen.
Rezultati pozitiv te shtetasi amerikan shënon rastin e parë të konfirmuar që përfshin një pasagjer amerikan. Dy persona po monitorohen në Atlanta, ndërsa 16 të tjerë janë në Nebraska në njësinë e vetme kombëtare të karantinës në vend.
"Askush që përbën rrezik për shëndetin publik nuk po del nga dera e përparme në rrugët e Omahas," tha Guvernatori i Nebraskës, Jim Pillen, në një konferencë për shtyp së bashku me zyrtarët e shëndetësisë të hënën në mëngjes.
Në një përpjekje për të ruajtur hapësirën e nevojshme në objektin në Nebraska, disa pasagjerë u transportuan me aeroplan për në Atlanta, përfshirë pasagjerin që shfaqi simptoma të lehta, tha Brendan Jackson i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Dy individët u dërguan në Gjeorgji përfshijnë një që ka simptoma dhe partnerin e atij personi.
"Le të jem shumë i qartë: rreziku i hantavirusit për publikun e gjerë mbetet shumë, shumë i ulët", tha Admirali Brian Christine i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) të SHBA-së. "Varianti i Andeve i këtij virusi nuk përhapet lehtë dhe kërkon kontakt të ngushtë të zgjatur me dikë që është tashmë simptomatik", shtoi ai.
Ekspertët thonë se shumica e llojeve të hantavirusit, një grup virusesh të bartura nga brejtësit, nuk kalojnë nga një person në tjetrin, por lloji i Andeve (i Hantavirusit) i identifikuar te një numër njerëzish që kishin qenë në anijen holandeze turistike, po.
16 pasagjerët që u dërguan në Nebraska janë në “gjendje të mirë” dhe me “shpirt të mirë”, tha Michael Wadman, drejtor mjekësor i Njësisë Kombëtare të Karantinës.
Komente










