Tiranë-Para 17 vitesh një person ka depozituar një shumë parash në një bankë,por disa muaj më parë punonjësit të bankës i kanë thënë se nuk ke depozitë bankare në bankën tonë.
 
75 vjeçari Sh.I, banues në Tiranë, është drejtuar në organet  e drejtësisë ku ka kallëzuar bankën në fjalë se i ka marrë parat që i ka depozituar  në vitin 2000.
 
Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 26.09.2017, shtetasi Sh.I, vjeç 75, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në vitin 2000, ka depozituar një shumë lekësh në një bankë dhe në datë 11.05.2017, i kanë thënë se nuk keni depozita bankare në këtë bankë. Neni 135 i Kodit Penal.
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com