Hap dyert edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group me temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë



-Çelja e madhe e 'Klik Ekspo Group'-  

TIRANE, /ATSH/- Me 21 nëntor, Tirana kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakimin  e mundshëm dhe ndërveprimit,  nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.

Mbi 280 ekspozues ndërkombëtarë nga 25 shtete do te sjellin episodin  e investimeve të guximshme ne ketë ngjarjes të përvitshme te Klik Ekspo Group - an UFI Member Company deri më 25 Nëntor,  në Pallatin e Kongreseve.
Republika Popullore e Kines,  ajo e Bosnjes Hercegovines, Republika e Serbise dhe Polonia premtojne zgjerimin e marreveshjeve te vjetshme ne fushen e metalurgjise, materialeve te  ndertimit, industri agroushqimore, ndërkohe qe  Italia, Greqia, Hungaria, Turqia, Maqedonia, Kosova, Zvicra, Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Gjermania, Kroacia, Spanja pergatiten të ekspozojnë në sektorët e infrastrukurës, transportit dhe telekomunikacionit, mbrojtjen e mjedisit dhe turizëm.
Arti dhe Kultura e huaj do te kembehen me monedhën e artit shqiptar. Faqja artistike vizatohet këtë edicion nga Tirana Art Expo, angazhim i Ministrisë së Kulturës për të promovuar thesaret Shqiptare e objekte të trashëgimisë kulturore, për të servirur kulturën e leximit interaktiv dhe performancen e fjalës, shfaqja e personazheve të suksesshëm të historikut të Operas dhe Baletit Shqiptar etj. Për herë të parë, evenimenti i rrallë Festival Ndërkombëtar i Akuarelit, iniciuar nga VizArt, do të ekspozojë veprat origjinale të mbi 161 artistëve nga 51 shtete të botës.


Libri dhe kliku, Panairi 21 nëntorit - Biznes, Art, Bashkëjetesë

Arti dhe biznesi do te kulmojne si rradhe ndonje here ne edicionin e 22 -te te Panairit Nderkombetar 2015,  'Klik Ekspo Group' që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 21-25 nëntor.
Te nderthurura si dy fusha qe i japin sinergji e frymezim njera tjetres per te tu zhvilluar, platforma dedikuar Artit do te zgjoje ne mjediset e Pallatit te Kongereseve dhe Muzeut Kombetar nje habitat shumengjyresh qe do të ketë në qendër të tij bashkëjetesën mes biznesit dhe artit.

Çdo dit gjatë Panairit në orën 10:00-12:00 dhe 17:00-19:00 do të zhvillohen orët e leximit, ku artistë të njohur nga vendi dhe bota do të rezantojnë publikimet e tyre më të fundit de do të iskutojnë me të pranishmit mbi idetë e librave të ndryshëm.
E gjitha është konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debat e diskutim në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi.

Në datën 22-nëntor në orën 17:00 do të prezantohet vepra "Albania, Memoria e Oblio', e autores Kesiana Lekbello. Libri është një vizitë kritike në zemër të Shqipërisë me fakte dhe dokumenta që vërtetojnë paaftësinë e shqiptarëve për të menaxhuar "lirinë".

Në ditëne hënë 23 nëntor do të ketë shfaqje filmike të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivit të Filmit. Gjithashtu në datë 22 nëntor do ë ketë një Prezantim të Hartës Dixhitale të Monumenteve të Kulturës. Po ashtu do të zhvillohet edhe dita e Personazheve në Panair. Gjithashtu në panair  nuk do të mungojë edhe një ëorkshop pikture me femijët organizuar nga Galeria Kombetare e Arteve. Po ashtu do të ketë një performancë të Cirkut të Tiranës. Një moment i veçantë i Panairit do të jetë edhe sfilata e modës e Grace Models Agency të stilisti Giorgio Fabiani.
Një ditë më pas në panir do të zhvillohet dita e personazheve ku do të prezantohen personazhe të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ditën e fundit në panair do të ketë shfaqje të Teatrit të Operas dhe Baletit në një takim dhe përjetim me personazhet e veprave të medha si dhe do të mbahet një shfaqje e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Por qëllimi i Panairit është bashkëjetesa mes artit, kulturës dh biznesit. Prandaj çdo itë e Panairit do të etë prezantim të një pavjoni të biznesve të huaja. Në panair do të prezantohen pavijonet e Serbisë, Polonisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Hungarisë, Italisë, Kinës etj.

Në çdo ditë të Panairit do të ketë takime ndër-profesionale, B2B, ëorkshop, etj: çdo ditë në oraret 12.00 - 14.00 dhe 16.00-18.00, organizuar pranë stendave të ekspozimit dhe hapesirat e dedikuara nga organizatori . Nga neser, Tirana do të kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare.

Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakim e mundshëm dhe ndërveprimit, vjen në edicionin e 22-të me ravijëzim e përmbajtje të re, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.
Klik Ekspo Group - an UFI Member Company, pjekur me përvojën dhe sfidat që hedh çdo ditë industria e evenimenteve, sjell episodin e rrallë të ngjarjes së përvitshme kthyer në "skeptër" në duar të sipërmarrësve shqiptare dhe atyre të huaj për të hapur rrugët e bashkëpunimit dhe për të parë qartë drejt investimeve të guximshme.

Edicioni i 22-të përgatitet të tejkalojë vetveten dhe shifrat e përvitshme, mbi 30 mijë vizitorët, një përqindje e lartë e të cilëve Trade Visitors të Specializuar dhe mbi 280 ekspozuesit ndërkombëtarë nga mbi 25 shtete në edicionet e shkuara; këto janë vetëm disa nga faktet e patundshme që i garantojnë çdo ekspozuesi të drejtpërdrejtë apo pjesëmarresi të tërthortë, perfshirjen në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Biznesit në Tiranë dhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai