FIER- Sot, 21 prill 2021, është inauguruar spitali Memorial Rajonal i Fierit! Një bast i humbur me presidentin Erdogan, e ka quajtur kryeministri Edi Rama, pasi tha se nuk i besoi fillimisht se ky spital do të përfundonte brenda 3 muajsh.
“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet, se unë sot do isha një bastexhi i humbur dhe Erdogan do ishte fituar, por s’e vumë bastin për fat të mirë. Nuk i gjej dot bisht kësaj pune, është sukses mbi suksesin, por as nuk dua ta harroj se presidenti mban shënime, në takimin historik ne kemi nënshkruar disa marrëveshje dhe se për ato kanë nisur puna”, tha Rama.
Në një lidhje direkte nga Turqia, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se spitali i ri është një simbol i miqësisë pa interes mes dy vendeve.
“Spitali Rajonal në Fier është investim i rëndësishëm i Turqisë. Spitali ka kushte moderne. Do vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë. Uroj që ky spital i miqësisë, të shpërndajë sa më shumë mirësi për vëllezërit shqiptarë”, deklaroi Erdogan.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë i Turqisë, dr. Fahrettin Koca, i pranishëm në ceremoni, tha se ky spital do t’u shërbejë të gjithë shqiptarë, por në një kohë të mëvonshme, mund të jetë një derë për të kuruar të sëmurët nga gjithë Ballkani.
“Ky spital do të funksionojë me modelin të cilin ne kemi filluar ta zbatojmë që në vitin 2002. Unë besoj që Spitali i Fierit, i miqësisë shqiptaro-turke, me pajisjet e tij moderne, në fillim fare do të jetë në shërbim të të gjithë shqiptarëve, por më pas për të gjithë Ballkanin, do të jetë derë për të kuruar të sëmurët", tha ai.
Duke vlerësuar ndihmën bujare të Turqisë mike, Ministrja Manastirliu u shpreh se në këtë spital do të zbatohet modeli i parë i autonomisë spitalore.
“Në këtë spital do të vendosim atë çfarë kemi thënë dhe do ta bëjmë, modelin e autonomisë spitalore. Një model i cili do të mundësohet në këtë qendër ekselence e do të eksportohet më pas në të gjithë spitalet e vendit tonë. Jemi të bindur që me marrjen në dorëzim të kësaj vepre të madhe, me përfundimin e pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë do të jetë shumë e afërt dita, kur ne këtë spital do ta hapim dyert dhe do të ofrojmë shërbime për qytetarët shqiptarë. Dhe do t’i shërbejë jo vetëm rajonit të jugut, por për shërbime të ekselencës, do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.
Spitali rajonal Memorial Fier
Sot është ka hapur dyert e spitali Rajonal i Fierit, i cili u ndërtua në kohë rekord dhe është financuar nga qeveria turke. Me aparatura moderne dhe më kushte komode ndërkohë që do të përmbajë 150 shtretër.
‘Ky spital, një strukturë moderne me 150 shtretër, do të rrisë aksesin për shërbimet spitalore. Një spital i cili do të plotësojë nevojat e rajonit jugor të Shqipërisë por edhe do të kombinojë shërbimet, për të lehtësuar edhe për të krijuar akses më të shpejtë për shërbime të cilët janë të planifikuara dhe këtu, pra mund të krijohet një shpejtësi në marrjen e shërbimeve, por mbi të gjitha një shërbim të specializuar.
“Kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes të stafit mjekësor dhe infermieror. Dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë strukturë apo në këtë mënyrë të re menaxhimi të spitalit është që do të jetë një bashkëpunim dhe një menaxhim në bashkëpunim me kolegët turq. Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrativ”, ka bërë me dije Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka deklaruar se në mandatin e tretë të qeverisjes do të hapet në Shqipëri filiali i Universitetit teknik të Stambollit, një prej shkollave më të mira në Turqi.
‘Presidenti mban shënime se në takimin historik ne kemi nënshkruar disa marrëveshje dhe ka filluar punën për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Qershia mbi tortë e këtij bashkëpunimi, hapja në Shqipëri e filialit të Universitetit teknik të Stambollit një prej shkollave më të mira në Turqi. Vjet studentja më e mirë e atij Universiteti ndërkombëtar ishte një shqiptare. Është një nga objektivat e mandatit tonë të tretë, do të jetë dallëndyshja jonë e parë që do të lajmërojë një pranverë të re në të gjithë sistemin e arsimit të lartë.’- tha Rama.
Nuk ishte i pranishëm fizikisht në Fier, por presidenti Erdogan mbajti një fjalim të shkurtër në inaugurimin e spitalit, ku tha se ky është një tregues i miqësisë pa asnjë interes.
"Jam shumë i lumtur që takohemi me ju së bashku, ju përgëzoj dhe për muajin e Ramazanit dhe shpresoj që ky muaj të sjell bereqet. Marrëdhëniet dhe raportet Turqi-Shqipëri janë shumë të mira, ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve tona, besoj fort se ne do të thellojmë më tepër bashkëpunimin. Turqia në mbi 30 vite, ka vazhduar të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, pas tërmeteve dhe përgjatë pandemisë së COVID, pa asnjëlloj interesi u përpoqëm që të ishim pranë jush. Uroj që ky spital i miqësisë duke qenë një shenje e rë për miqësinë mes vendeve tona dëshiroj që në gjeografinë e zemrës sonë të shpërndajë shërim për vëllezërit e mi shqiptar, ngushëllime për ato familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe uroj shërbim të shpejt për ata që janë të infektuar. Një falenderim të veçantë dua edhe për kompaninë kontraktuese", tha Erdogan.
Ne mandatin e dyte bere monumentin turk te Parku i liqenit, spitalin;ne te tretin universitetin;ne te katertin te gjithe Shqiperine.Ky po sillet si Zogu me Italine para 39'Ku po shkoni shqiptare,po na merr e na turqizon, SATRAPI I STAMBOLLIT,me nje te shkelur syri,me nje buzeqeshje,me nje te rrahur krahesh??!!
PërgjigjuCa bastesh ke myll ti o mashtrues ordiner bastet vazhdojne edhe me shume sec ka qene
PërgjigjuEJVALLAH ERDOGAN,,,VAZHDO INVESTIMET NE SHQIPERI,,,,JE MIKU YNE ME I MIRE...////
PërgjigjuBRAVO RAMA,,,VOTA IME ESHTE PER TY DHE PS....PARTITE E TJERA DO TI COJME PER SKRAP....
PërgjigjuKy eshte nje investim i vyer bashkekohor per sherbimin shendetsor ne Shqiperi. Faleminderit Republikes se Turqise.
PërgjigjuEc para Edi Rama, mandatin e trete e fiton populli ne saj te drejtimit drejte europes qe po e con vetem Ti. Mos t'u haj meraku shume se edhe mandatin e 4 do marre PS-ja.
PërgjigjuRrofte Partia Socialiste. Rrofte Edi Rama! Eshte e vetmja Parti dhe te vetmit Njerez ne Shqiperi qe mendojne e veprojne si njerez te mire dhe progresive. Ndryshe nga kriminelet dhe dallkauket e tjere, Socialistet jane te vetmit sot per sot, qe do te mund ta ruajne dhe shpetojne Shqiperine dhe Shqiptaret. Jane njerezit me te mire e ajka e shoqerise shqiptare.
PërgjigjuTURP TE KESH thua qe ska baste
PërgjigjuPra investimet e Turqise Erdoganiste nuk jane me interes konkret. Vetem se filiali i Universitetit qe thuhet se do hapet, do jete i mundur ne mandatin e trete te PS. Po nese nuk ka nje mandat te trete? Pa interes duket...
Përgjigju