Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta zhvendos të gjithë vëmendjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e kreut të shtetit. Brenda 5 ditëve, Kuvendi i Shqipërisë duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit. Më pas Kushtetuesja, një kopje të vendimit, bashkë me provat përkatëse, ia dërgon Presidentit, i cili ka të drejtë të japë me shkrim sqarimet dhe prapësimet që i çmon të nevojshme. Më tej, Gjykata Kushtetuese vendos ose jo për kalimin e çështjes në seancë plenare, me shumicën e anëtarëve të saj, konkretisht me jo më pak se 5 vota.
Më pas, Gjykata Kushtetuese zhvillon një seancë publike për shqyrtimi e vendimit të shkarkimit të Presidentit. Për të mbledhur në seancë duhet që të marrin pjesë jo më pak se 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nga 9 anëtarë që ka në total. Në seancën plenare ftohet Presidenti dhe përfaqësues të Kuvendit, për të paraqitur pretendimet. Mungesa në seancën plenare e Presidentit ose e përfaqësuesit të tij pa arsye nuk përbën shkak për mos zhvillimin e gjykimit. Pas seancës plenare, kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i ka shkelur rëndë Kushtetutën, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Kur Gjykata Kushtetuese nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën, vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit. Në të dy rastet vendimi hyn në fuqi sapo të shpallet dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës brenda tre muajve.
-
Ka Marsiden sa per 100 parlamente Likja. As qe po i ruhet fare
Përgjigju -
kujt i ha trapi, populli ska buke te haj, duan te largojne mendjen nga fukaralliku dhe skamja
Përgjigju -
Po ti k.qe ke qene i like injoranti e kokemadhi. Te jane trashur dhe ato dy fije mend qe kishe. Do te relaksohesh kur te shkosh ne biruce per vjedhjet dhe shkaterrimet qe i keni bere Shqiperise ti, mona surrat kali,salqeni e lulka
Përgjigju -
Sa te kemi aleatet tan strategjik SHBA dhe BE them qe ky kokrra hajdutit te shkoj ne( pension te parakoheshem) I felliqur qe na ka nxir faqen. U be ky legen te vleresoj ameriken. I takon gjykates kushtetuese te na tregoj se ku shkojm ose ne te kundert skemi arritur asgje. Shpresojm.
Përgjigju -
Mos ja qani hallin se sa te kete Putinin asnje gjemb ska per ti hyre ne kembe. Kete e pohoi vete me gojen e tij Ilir Meta kur ju kercenua amerikaneve duke ju thene raketa keni ju por raketa ka edhe Rusia.
Përgjigju -
Me kete GJK priteshmerite per shkarkimin e Likes jane zero! Ka punuar mafjozi per nje dite te tille!
Përgjigju










Komente
Komento