Hapen 6 pika testimi të shpejtë në Tiranë, Manastirliu: Rrisim kapacitetet, mjeku i familjes rezervon testimin e shpejtë! Jini më vigjilentë gjatë festave

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.9, ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 6 pika në Qendra Shëndetësore në Tiranë dhe rezervimi për kryerjen e tyre tashmë do të bëhet nga mjekët e familjes.

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se vijon fuqizimi i kapaciteteve dhe se përfshirja e testimit të shpejtë krijon më shumë akses dhe përgjigjie më të shpejtë, Manastirliu tha se testimi i shpejtë do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që bëri me dije 6 pikat e testimit të shpejtë në Tiranë. 

“Sigurisht do të vijojë në gjithë Shqipërinë, në qendrat e testimit në komunitet. Në Tiranë kemi filluar me 6 pika: Në qendrën shëndetësore nr. 9, qendrën shëndetësore nr.10, në qendrën shëndetësore të Kombinatit, në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti, në qendrën shëndetësore Kodër-Kamëz dhe gjithashtu edhe në pikën e Brrakës, në qendrës shëndetësore nr. 4”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se pavarësisht përfshirjes së testit të shpejtë, testimi me medotën klasike të PCR do të vijojë.

“Nga ana tjetër testimi nëpërmjet metodës klasike të PCR vazhdon. Grupet e epidemiologëve  janë në terren për vijimin e testimit përsa i përket testeve të cilat kryhen direkt nga numri 127, pra rastet e hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit në terren”, tha Manatirliu.

Në prag të festive të fundvitit Manastirliu u ka apel qyetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojë brneda familjes tyre të vogël, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

“Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, apeloi Manastirliu.

Të gjithë mjekët e familjes do të referojnë për testim në qendrën që tashmë kanë të përcaktuar. Është mjeku i familjes, i cili, nëpërmjet sistemit të referimit elektronik, e referon qytetarin për rapid test në fashat orare nga 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë. Dhe pacienti paraqitet në pikën e testimit në ditën dhe orën e caktuar, ndërsa përgjigjen e merr sërish nga mjeku i familjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boti: 21/12/2020 15:09

    Ku eshte vaksina moj kokrra pl..res? Pse sken8 ngritur cold chain per transportin ende? Zhdukuni pl..ra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda