Apeli nxjerr 'huq' 2 prokuroret e Sarandës, rrëzon masën arrest shtëpie për ish-deputetin e PD-së dhe dy specialistët e Kadastrës

Apeli nxjerr 'huq' 2 prokuroret e Sarandës, rrëzon masën arrest shtëpie për ish-deputetin e PD-së dhe dy specialistët e Kadastrës

Ish deputeti i PD, Gani Hoxha

Gjykata e Apelit Tiranë, ka nxjerë “huq” veprimet juridike të ndërmara gati 1 muaj më parë nga gjyqtari i Sarandës Fatmir Ndreu dhe dy prokuroret e çështjes penale, Silvana Belishta dhe Valbona Maja.

Dy prokuroret dhe gjyqtari Ndreu, vendosën masa sigurimi “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit të PD, Gani Hoxha, dy ish-specilistëve të Hipotekës Sarandë Ermen Stroka dhe Erald Gjika si dhe “Ndalim për ndalje jashtë shtetit” për ish-drejtuesen e ASHK-së Aida Demi, pasi sipas prokurorisë, ata akuzoheshin për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

Por ditën e Premte gjyqtarja e Apelit Tiranë Elona Toro, ka nxjerë të pavlefshme masat e sigurimit duke vendosur të prishë vendimin e gjykatës Sarandë dhe lënë totalisht të lirë, 4 personat e proceduar nga prokuroria mes të cilëve dhe ish-deputetin e PD, Gani Hoxha.

Vendimi i gjykatës së Apelit, doli pas një debati juridik të zhvilluar për gati 1 orë e gjysëm, ku gjyqtarja Elona Toro, pasi dëgjoi me kujdes palët dhe hetoi thellësisht mbi provat, dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën ose jo të veprës penale dhe mbi kushtet mbi të cilat ishte vendosur masa e sigurimit personal ndaj secilit nga personat nën hetim,vendosi ndryshimin e vendimit.

Vendimin e mësipërm, Gjykata e Apelit Tiranë e ka bazuar mbi "papërshtatshmërinë" totale të masave të sigurimit personal të kërkuara nga organi i ndjekjes penale dhe të zbatuara nga gjykata e shkallës së parë Sarandë.

Të papershtatshme, masat e dhëna nga gjykata e Sarandës, janë konsideruar edhe nga ana e prokurorisë së Apelit Tiranë, e cila ishte dakort që ndaj të hetuarve të disponohej me masa më të lehta.

Në ankimin e tij Gani Hoxha dhe tre të proceduarit e tjerë ngrinin pretendimin se, masa e dhënë ishte krejtësisht e papërshtashme, duke qënë se për një vit hetim ai, dhe bashkë hetuarit e tjerë, ishin ndjekur në gjendje të lirë.

Gjate gjithë kësaj kohe, ankuesi Hoxha, sikurse edhe të hetuarit e tjerë, nuk kishin bërë përpjekje për të ikur dhe shmangur hetimit, për të prishur provat apo përpjekje për kryerje të ndonjë vepër tjetër penale apo të ngjashme.

Ndaj, në mungesë të këtyre shkaqeve dhe në kushtet kur edhe pas një viti hetimesh akuza nuk solli asnjë provë të re, gjykata e Apelit vendosi se është tërrësisht e pa kuptueshme arsyeja për të cilën lypej paraqitja e një kërkese, dhe me pas marrja e një vendimi gjykate, për vendosjen e një mase sigurimi personal "Arrest në shtëpi".

Kur shumë mirë, mund të vazhdohej hetimi në gjëndje të lirë, ose nën një masë më të butë sicc është ajo e “detyrimit për paraqitje”.

Ish-deputeti i PD Gani Hoxha, u shpreh se gjatë gjykimit në themel të çështjes penale të inicjuar ndaj tij, do të vërtetojë me prova të plota shkresore, se e gjithë kjo përpjekje e kallzuesve trashegimtarë të të ndjerit Alush Sejko, është bërë për të përfituar padrejtësisht objektin ndërtimor 4 katësh të realizuar nga ana e tij.

Kjo, pasi dy vajzat e të ndjerit Sejko dhe dhëndëri i tij, kishin humbur mundësinë e zgjidhjes së ccështjes në rrugë civile apo administrative, për shkak të mungesës së dokumentacionit pronësor të pretenduar, pasi ata rezultojnë okupatorë të një sipërfaqe toke që është “SHTET”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë