Hapen aplikimet për 11 vende te lira pune në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Hapen aplikimet për 11 vende te lira pune në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

11 vende të reja pune, të shpërblyera me nivelin më të lartë të pagave janë të lira në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Thirrja është e hapur deri më 4 janar 2024 për ekspertë të fushave të ndryshme që do të plotësojnë pozicionet në këtë institucion të ri.

Aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat janë të publikuara, së bashku me njoftimin e vendeve të lira, në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo qendër ofron paga shumë të mira, tejet konkurruese edhe me tregun privat. 

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes synon avancimin e kapaciteteve dhe inovacionin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e teknologjive bashkëkohore dhe integrimin e tyre në projekte të reja. Nxitja e ekosistemit, afrimi i talenteve, dhe mbështetja e startup-eve me mentorim, përmirësimi i proceseve të brendshme dhe optimizimi i shpërndarjes së burimeve janë të rëndësishme për efiçencën dhe arritjen e objektivave.

Gjithashtu qendra synon kultivimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe produktiv që inkurajon bashkëpunimin dhe realizimin efektiv të ideve inovative si dhe angazhimin e vazhdueshëm në kërkim dhe zhvillim, ndarje të njohurive dhe përfaqësimin në skenën ndërkombëtare.

Për nevoja të realizimit të veprimtarisë së saj, qendra do të shkëmbejë informacione me institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes; institucionet e arsimit të lartë, qendra dhe institucionet kërkimore-shkencore në vend; NATO-n dhe partnerë të tjerë për zhvillim; persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, vendës apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit, komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit etj.; ministrinë përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic