Hapen aplikime për 500 vende në Shkollën e Policisë, kriteret dhe dokumentat që duhet të dorëzohen

Nga sot hapet procesi i aplikimeve për të gjithë personat e interesuar që duan tgë ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Procesi i aplikimit, është i hapur deri në 3 Gusht 2019, ndërsa në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit që do të ndjekin studimet në Akademinë e Sigurisë do të jenë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit.

Të gjithë garuesit, formularët e aplikimit duhet ti tërheqin pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, vend ky ku edhe ku duhet ti dorëzojnë.

Aplikanti duhet të përmbushë disa nga kriteret bazë, si të jetë shtetas shqiptar; të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; të ketë mbaruar arsimin e mesëm; të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje.

Ndërsa si dokuentacion, aplikantët duhet të dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit; dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit; certifikatë të gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga Gjykata e Prokuroria; Raport mjeko-ligjor, e një dërë dokumentash të tjera.

Për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, aplikanti i nënshtrohet disa fazave të konkurrimit, si testimi me shkrim; testimi i aftësive fizike; intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit; testimi psikologjik; kontrolli shëndetësor; marrja e shenjave të gishtave; si dhe verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Njoftimi i plotë:
Nga data 3 korrik 2019, hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet do të dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Procesi i aplikimit, është i hapur deri në datën 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë.

Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat: Tetor 2019 – Prill 2020 dhe Maj 2020 – Nëntor 2020.

Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet përmes një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.

Kriteret e aplikantit

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”:

- Të jetë shtetas shqiptar;

- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Dokumentacioni për aplikim

Aplikantët për punonjës Policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:

- Formularin e aplikimit;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

- Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim nga Gjykata;

- Vërtetim nga Prokuroria;

- Raport mjeko-ligjor;

- Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);

- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

- Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve

Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm:

- Dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore;

- Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara;

- Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale;

- Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin;

- Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara;

- Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;

- Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore;

- Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar;

- Procesi i apelimit;

- Konkurrimi.

Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

Fazat e konkurrimit

Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

- Testimi me shkrim;

- Testimi i aftësive fizike;

- Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

- Testimi psikologjik;

- Kontrolli shëndetësor;

- Marrja e shenjave të gishtave;

- Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për procedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit.

Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën: [email protected].

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së