Në një takim me studentë të degëve mjedisore në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u kërkoi të rinjve që të jenë partnerë të këtij projekti të madh që për herë të parë angazhon 1 mijë të reja dhe të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike, të cilët do të jenë në 9 pika hyrëse, dhe 15 infopoint si dhe në zonat më të zhvilluara turistike. Ministri Klosi u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Tiranë dhe në 12 degët e saj në qarqe.
Ne duam të ndërtojmë 1000 ambasadorë të mikpritjes shqiptare, 1000 trajnues të edukimit mjedisor shqiptar. Është një detyrim të cilin ne e kemi në kuadër të një Shqipërie turistike.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
Gjatë gjithë sezonit të verës, do të ngrihen të paktën 5 kampe rinore në zonat e mbrojtura, në Velipojë, Divjakë, në Jalë, në Sarandë dhe në Pogradec, ku të rinjtë e përzgjedhur për programin e “Smile Albania” do të promovojnë turizmin dhembrojnë mjedisin, pranë zonave më të populluara turistike të vendit.
Bilbil KLOSI = KEMBANA E RAMES DHE SOZIA E ERION VELIAJT .ESHTE KY CALAMAN NGA GOJA ?? KUSH ESHTE TRAINERI I TIJ ??
Përgjigju