Hapen aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, bëhen online në e-Albania

TIRANË- Nga dita e sotme janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024. Procesi i aplikimit do të kryhet i gjithi online përmes e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku tregohen hapat se si kryhet aplikimi në e-Albania.

“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama.

Aplikimet për stacionin e plazheve për sezonin e ardhshëm turistik janë hapur më herët se vitet e tjera, nisur kjo edhe nga bumi i turistëve që pati vendi ynë. Qeveria thotë se hapja më herët e aplikimeve ka si synim që të jenë më të përgatitur për sezonin e vitit që vjen. Aplikimet do të jenë të hapura deri në fund të këtij viti, pra për rreth dy muaj. 

Kliko këtu për të kryer aplikimin. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleks Rushiti: 06/11/2023 08:40

    A i ka dërguar katalogët e vendeve turistike Ministria e Turizmit në të gjitha zyrat turistike të Europës? Pyeta për katalogun shqipëtar, por nuk pati as edhe një katalog. Përse? Si do vijnë turistët pa dërguar katalog, ku të informohen për vendin ku do pushojnë? Ju Falemnderit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare