“Shi me para” ra në një autostradë në San Diego, kur dyert e pasme të një kamioni të blinduar banke u hapën dhe rruga u mbush me kartëmonedha.

Menjëherë shoferët ndaluan makinat dhe dolën prej tyre për të mbushur grushtet dhe për ta marrë sa më shumë nga kartëmonedhat që literalisht kishin mbulua autostradën.

Përpjkjet e shoferëve për “t’u bërë të pasur”, bllokuan rrugët duke krijuar një kaos në rrugët qytetit.

Dy persona u arrestuan nga policia, ndërsa shumë të tjerë pritet të përballen me pasojat për marrjen e parave.  

Policia ka paralajmëruar se çdo person i cili ka marrë para duhet patjetër t'i kthejë ose do të ndëshkohen për këtë veprim.