VLORË- Det, qiell dhe tokë...gjithçka që ofron natyra do t'u serviren shoferëve që do të përshkojnë tunelin e Llogarisë. Sot janë hapur hyrje-daljet e këtij Tuneli, e ndërsa pamja që ofrohet nga lartësia është mbresëlënëse. Puna nuk ka përfunduar ende, por kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e para të projektit.

"Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna", shkruan Rama.

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!

Vetë kompania tha se do të përfundojë këtë projekt për 33 muaj, nga 37 që ishte i planifikuar. Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.