TIRANE- Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat se kur do të mbyllen regjistrimet në universitete private, ku tashmë studentëve edhe mund tu kthehen lekët nëse nuk marrin numër matrikulimi. ”Procedurat e aplikimit dhe transferimit të studimeve në institucionet private, kryhen brenda datës 23 tetor, ndërsa regjistrimit për studimet e ciklit të dytë bëhen deri në datë 13 nëntor 2015. Universitet private do të dorëzojnë listën e studentëve të regjistruar brenda datës 6 nëntor listën e studentëve”, - thuhet në udhëzimin e MAS.