Janë çelur së fundmi ofertat për ndërtimin e rrugës Vau i Dejës–Koman. Lajmin e ka dhënë në një postim në rrjetet sociale kandidati i PS për qarkun e Shkodrës, Benet Beci.  Ai thotë se janë 5 kompani që kanë bërë ofertat.

"Sot, më datë 12 prill, janë hapur ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës Vau Dejës Koman. Pesë kompani janë ofertuar dhe menjëherë ka nisur faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata për fillimin e punimeve të kësaj rruge. Afati për ndërtimin e kësaj rruge 30 7 km të gjatë është 18 muaj.

Theksojmë se ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH. Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës", shkruan Beci në një postim në Facebook.

Gjendja aktuale e rrugës